Transmetuar më 31-10-2022, 12:51

Me Phoenix Suns në shitje, thashethemet po qarkullojnë se kush është i interesuar të blejë ekipin historik të NBA. Shaquille O’Neal tha se do të bashkohej me Jeff Bezos (nuk dihet nëse kandidatura e Bezos është legjitime), por një ish-president i SHBA me sa duket e ka përfshirë veten në garë.

Barack Obama është në një grup, i interesuar të blejë ekipin, sipas “The Ringer”. “Koha kur dikush ishte në gjendje të fuste pak para dhe të drejtonte ekipin…, ato ditë kanë mbaruar… I vetmi djalë që mund ta realizonte dhe e dëgjova, ndoshta po jap disa lajme këtu, është Obama.

Ish-presidenti është i përfshirë në një nga grupet e interesuara për ta blerë klubin, – tha “Bill Simmons” në podkastin e tij, përmes “NBC Sports”. – Ky është një djalë që mendoj se do ta bënte atë fytyrën aktuale të klubit dhe djemtë do të ishin shumë të lumtur ta kishin atë në ballë".

Siç vuri në dukje Simmons, Obama nuk do të ishte pronari i shumicës së aksioneve. Ai do të duhej të bashkohej me të paktën një person shumë më të pasur se ai, por do të ishte një emër i madh në grupin e ri të pronësisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd