
Tiranë- Ishte shpallur në kërkim i dënuar me 7 vjet burg për trafik të narkotikëve, arrestohet 30-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, arerstuan në Qafë-Shtamë Behar Hajdini, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
Ky person ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Zallmneri", të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





