Transmetuar më 30-10-2022, 23:08

Kapshticë- Policia Kufitare Kapshticë ka sqaruar se ‘gjatë pasdites së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka pasur fluks të shtuar të lëvizjes.

Për shkak se dogana në palën greke punonte me dy sportele u krijuan radhë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Policia Kufitare e Kapshticës menjëherë mori takim me homologët në doganën greke të cilët pas takimit shtuan sportelet dhe aplikuan procedurën e përshpejtuar.

Falë masave të marra lëvizja ka qenë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit duke eleminuar radhët e krijuara.

Aktualisht në këtë pikë kalimi nuk ka radhë dhe lëvizja paraqitet normale’, citohet në njoftimin e Policisë Kufitare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd