Transmetuar më 30-10-2022, 20:14

Librazhd- Ka përfunduar keq gara me makina në fshatin turistik Fushë- Studen në Librazhd.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes.

Dy mjete ishin duke garuar, por një prej tyre ka përplasur dhe rrëzuar një shtyllë tensioni.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje të stabilizuar dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye pritet të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd