Transmetuar më 30-10-2022, 19:40

Horoskopi i Dashit

Pesë yje për Dashin. Në dashuri për shkak të asaj që ka ndodhur në javët e fundit ka disa dyshime të shtuara. Por java e re dhe muaji i ri nisin me më pak gërricje në çift, prandaj bëhuni optimistë, drita jeshile është ndezur! Në punë, përkundrazi, kushtojini vëmendje parave. Megjithëse, me ardhjen e Jupiterit në shenjë duke nisur nga muaji dhjetor, zgjidhjet nuk do të vonojnë.

Horoskopi i Paolo Fox Demi

Tre yje për shenjën e Demit. Ka disa kundërshtime planetare në këtë periudhë dhe ju mund të zmadhoni çështje që, në vend të kësaj, mund të zgjidhen lehtësisht. Kujdes me Luanin dhe Ujorin. Megjithatë, në punë disa njerëz e kanë zili pozicionin tuaj, rolin tuaj. Ndaj bëni kujdes, kjo nuk është java më e mirë për të zgjidhur problemet.

Horoskopi i Binjakëve

Tre yje për shenjën e Binjakëve. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, është më mirë të merreni me këtë, në gjysmën e parë të nëntorit. Një sensualitet i ri karakterizon qenien tuaj, por mos harroni të jeni edhe pak praktikë. Në punë, nga ana tjetër, jeni pak nervozë, aktivitetet janë në prag dhe nuk po arrini t’i kushton kohë mjaftueshëm vetes.

Horoskopi i Gaforres

Pesë yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri ka një rilindje të vërtetë! Jeni më të qetë, por mbi të gjitha tani e keni të qartë se cilët janë njerëzit mbi të cilët mund të mbështeteni dhe kush është më mirë ta lini mënjanë. Në punë, sakaq, lajme po vijnë, dalëngadalë projektet që keni piketuar do të marrin hov.

Horoskopi i Luanit

Tre yje për shenjën e Luanit. Për ndjenjat është një situatë e veçantë, jeni shumë i zënë me çështje praktike dhe rreziku është t’i kushtoni më pak kohë dashurisë dhe ndoshta të përjetoni një marrëdhënie me kohë të pjesshme. Në punë, nga ana tjetër, është më mirë të tregoni vendosmëri e seriozitet, veçanërisht nëse ka njerëz që nuk ju pëlqejnë.

Horoskopi i Virgjëreshës

Katër yje për shenjën e Virgjëreshës. Takime të reja interesante për beqarët e shenjës tuaj, ndaj, lëreni veten të hidhet pas pasionit që, për hir të së vërtetës, kohët e fundit, e keni lënë në hije për shkak të angazhimeve në punë. Në punë, megjithatë, mos i nënvlerësoni projektet e reja dhe nëse duhet të bëni kërkesa, bëjini ato deri në mes të muajit.

Horoskopi i Peshores

Katër yje për shenjën e Peshores. Dashuritë e lindura kohët e fundit kanë një armë shtesë! Është pikërisht prania e Venusit në shenjë gjatë javëve të fundit, prani që ka shërbyer si pararojë e njohjeve interesante. Në punë, nga ana tjetër, më në fund ka pak qetësi, të favorizuar janë ata që duhet të blejnë apo të shesin.

Horoskopi i Akrepit

Pesë yje për shenjën e Akrepit. Java mund të jetë edhe më me fat, planetë të shumtë janë në shenjën tuaj dhe nuk përjashtoj që dëshira për një lidhje dashurore të konsolidohet. Mërkuri dhe Jupiteri janë të favorshëm edhe në punë, kjo është një javë e mirë për t’u shënuar.

Horoskopi i Shigjetarit

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Ka ardhur koha të shikoni përreth dhe të zgjeroni rrethin tuaj të të njohurve. Afërdita së shpejti do të jetë në shenjë. a jeni gati? Ndërkohë, në punë gjërat do të ecin më mirë në gjysmën e dytë të javës edhe pse tabloja e përgjithshme është ende pozitive.

Horoskopi i Bricjapit

Tre yje për shenjën e Bricjapit. Në dashuri ka pasur ulje dhe ngritje, por nëse një person ua përcjell ndjenjat, mos e lini t’ju ikë dhe mos hezitoni të denonstroni edhe ju atë që ndjeni përkarshi. Në punë, ndryshe nga sa ka ndodhur javët e fundit, muaji nëntor do të sjellë zgjidhje.

Parashikimet për Ujorin

Tre yje për shenjën e Ujorit. Situata është paksa kritike për ndjenjat, veçanërisht nëse ka njerëz që nuk e kuptojnë dëshirën tuaj për liri. Në këtë vorbull, përpiquni të qëndroni larg polemikave. Në punë, kushtojini vëmendje financave, sepse së fundmi ka pasur disa shpenzime.

Horoskopi i Peshqve

Pesë yje për shenjën e Peshqve. Ndjenjat janë kthyer më në fund si protagonistë: drita jeshile është ndezur për njohjet e reja, do të mund të përjetoni emocione autentike. E në këtë aspekt, një pamje e bukur e Venusit të enjten, që bën që ju të shkëlqenin. Në punë megjithatë mbani nën kontroll shpenzimet e nga ana tjetër, nëse keni bërë kërkesa, përgjigjet nuk do të vonojnë. /noa.al