Transmetuar më 30-10-2022, 12:15

Ka gra dhe gra! Ca prej tyre, ç’nuk bëjnë që të dominojnë burrat e tyre, por ca të tjera i ndihmon shumë zodiaku me shenjën e tyre në horoskop.

Njihuni me femrat që ua bëjnë burrave 8 me 2, nga të lindurat e shenjës Demi e deri tek ato të Akrepit që janë "akrep fare".

Sigurisht, gjejnë pa bëjnë!

Dëmi

Vajzat dhe gratë e lindura në shenjën e Demit u duket se kanë një mision të qartë në këtë jetë, të dominojnë partnerët e tyre. Ato nuk ndalen, duan të kenë gjërat nën kontroll dhe këtë e bëjnë thjesht duke kontrolluar jetën e burrit, kudo. Dhe kur diçka u del nga plani, ç’nuk bëjnë që të vënë nën frena gjysmën tjetër.

Bricjapi

Të jesh Bricjap për një femër, do të thotë të kesh kujdes primar për veten. E që ta bëjnë këtë, duhet të kenë nën kontroll dhe gjysmën e tyre. Mision kanë që ai ti përshtatet asaj dhe jo e kundërta. Arrijnë deri aty sa gjurmojnë lëvizjet e partnerit për të parë dhe "korrigjuar" çdo veprim të tyre.

Virgjëresha

Të jesh Virgjëreshë nuk do të thotë të jesh e stepur, përkundrazi. Femrat e kësaj shenje duan liri dhe shumë pavarësi. Që të jenë të atilla, u duhet të kontrollojnë, apo ca më keq, të dominojnë partnerin e tyre. Dhe me parimin "i thonë jetë", ato kanë vetëm një zgjedhje të preferuar, të lidhin jetën me dikë që nënshtrohet lehtë!

Shigjetari

Dominanca është misioni parësor për një femër Shigjetare. Ato duan ti bëjnë gjërat me kontroll të plotë në raportin e përbashkët. Një humor i keq, apo zgjim me nerva, nuk është problem, mjafton që të kenë kalitur atë, që të rregullojë çdo gjë, në funksion të saj: Zemër, rri ti, çlodhu, po i bëj unë punët e shtëpisë, ose e di ç’ke, dil me shoqet për shoping!

Akrepi

Të jesh Akrep, për një femër është të kesh bërë "masterin" në detyrën e vështirë për t’ia bërë mashkullit "rrup-sup" ose 8 me 2. Dhe ato nuk ndalen, përdorin gjithfarë metodash. Mbi të gjitha, lojërat e mendjes duke manipuluar gjysmën tjetër. Jo për gjë, por thjeshtë për të qartësuar në lidhje, se ajo është "number 1". Ia dalin me sukses në këtë "mision"!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd