DIBËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dibër. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka sulmuar opozitën duke e quajtur e djathta e rublave. Po ashtu sipas tij, Dibra ka qenë vend i braktisur nga qeveria e atëhershme që sot është në opozitë.
Njoftimi i Plotë:
MIRËMËNGJES dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd