Transmetuar më 29-10-2022, 18:41




TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua takimi mes Partizanit dhe Tiranës përfunduar me shifrat 2-3 për vajzat bardheblu. Një ndeshje me ritëm e gola të shumtë, ku gjithçka do të zgjidhej në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kur takimi dukej se po shkonte drejt barazimit, Anisa Kotarja do të shënonte një gol nga distanca. Një fitore e cila ka entuziazmuar futbollistet e Tiranës, me një prej tyre që ka hequr fanellën duke festuar në këtë mënyrë golin që i dha suksesin skuadrës së saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





