Transmetuar më 29-10-2022, 12:24

DIBËR- Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime në Dibër. Mes të tjerash ai ka sulmuar sërish liderin demokrat, Sali Berisha.
Rama deklaroi se nuk ia thotë dot emrin Sali Berishës, pasi nuk ndihet mirë e i vjen të vjellë.
Në mes të diskutimit me qytetarët e Dibrës, Rama tha se nuk do flasë për të pasi i përzihet e nuk dëshiron që e njëjta gjë t’u ndodhë dhe atyre.
“As emrin s’ia përmend se më vjen për të bërë dhe as juve që t’ju përzihet që në mëngjes”, tha Rama për Berishën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





