Transmetuar më 29-10-2022, 10:45

Ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli ka folur gjatë një interviste në mikrofonat e "Football Club", ka folur për situatën e klubit bardhezi dhe skuadrës së drejtuar nga Allegri, që po lufton për të dalë nga periudha e errët.

"Mbrojtja ka gabuar shumë, disa lojtarë të Juves performojnë si në të kaluarën. I pari që më vjen në mendje është Cuadrado. Skuadra ka pësuar dy gola qesharakë kundër Benfica. Në njëzet minutat e fundit disa djem kanë dëshmuar vlerën e tyre. Iling ishte një surprizë e vërtetë.

Kjo është e vetmja anë pozitive në një situatë të qartë negative të skuadrës. Diçka nuk funksionon. Lojtarët janë kapur gabim, përfshirë Di Maria dhe Pogba. Ky i fundit nuk ka dashur të operohet dhe tani po paguan shpenzimet e dëmtimit.

Ata janë dy lojtarë prestigjiozë për emrin e tyre, por për momentin nuk kanë dhënë kontributin e tyre dhe nuk e di nëse do ta bëjnë në të ardhmen. Klubi ka gabuar në merkato. Më mirë të kishte nënshkruar me lojtarë të Serie A. Simeone dhe Raspadori më vijnë tani në mendje, djem për të cilët ia vlente të vihej bast.

Më pëlqen Allegri si person, por ai nuk ia ka dalë. Juve i detyrohet shumë Allegrit, por kthimi i tij në pankinë ishte një gabim i Agnelli. Është e vërtetë që nënshkrimet e klubit pasqyrojnë vullnetin e trajnerit. Besoj se disa lojtarë nuk e ndjekin më trajnerin, skuadra është e sëmurë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd