Transmetuar më 29-10-2022, 09:06

Greqi- Policia arerston një emigrant shqiptar pasi dyshohet se ka vjedhur tetë ton kivi nga arat e fermerëve në Nausa.
Mediet vendase raportojnë gjithashtu se 44-vjeçari kishte vjedhur kivit për rreth dy muaj nga shtatori deri në tetor.
Sipas autoriteteve vlera e frutave të vjedhura arrin vlerën e pesë mijë eurove.
44-vjeçari rezulton te jetë pjesë e një rrethi të organizuar kriminal, të specializuara në vjedhjen sistematike të arave të fermerëve grekë në zonën e Nausës.
Sipas hetimeve, autori ka ngarkuar në një automjet bujqësor frutat e vjedhura me vlerë totale prej pesë mijë eurosh, i ka fshehur të cilat më pas i ka futur në treg për t’i shitur.