Burrel. Ka ndodhur në Burrel. Një qen endacak ka mekur së qeshuri kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Agron Malaj dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Teksa Rama po fliste, qeni vajti tek Malaj e po shijonte lojën me të, duke bezdisur edhe kryeministrin. Por pikërisht në atë moment, diçka ndodhi dhe të gjithë filluan të qeshnin, madje dhe vetë Rama që para pak momentesh e qortoi kryebashkiakun.
"O Gon po mirë ai, po ti. Po lëre në punën e vet. Mirë ta bëri se e lujte. Mbaje tani. Pse nuk më pe që e përkëdhelja nga mbrapa. Rri tani, mos e shty kot. Aty mbaje,"-tha Rama.
Ndërkohë që asnjë nuk i kurseu të qeshurat, sërish kamerat e Ramës nuk treguan se çfarë ndodhi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd