Transmetuar më 28-10-2022, 10:42

Wanda Nara dhe Icardi janë sërish bashkë, por ka një arsye. Pas ndarjes, thashethemeve për tradhti dhe miqësisë së re të showgirl-it me reperin L-Gante, që tërboi ish-sulmuesin e Interit dhe PSG-së, tani te Galatasaray, të dy u bashkuan për të festuar ditëlindjen e gjashtë të vajzës së tyre Isabella (një vit më e vogël se motra e saj, Francesca).

Më pas, futbollisti argjentinas ndau një foto në profilet e tij sociale me vajzën dhe ish-in (e cila ka edhe tre djem nga lidhja e mëparshme me ish-futbollistin tjetër Maxi Lopez). “Gëzuar ditëlindjen princeshë, – shkroi Icardi në postimin e tij në Instagram, që shoqëronte shkrepjen. – 6 vite dashuri dhe gëzim të pastër. Babi të do shumë”.

Ndarja “sociale” e festës familjare u bë edhe për nga Nara, tashmë ish-agjente e Icardit, e cila gjithsesi ka mbetur për të jetuar në Stamboll. “Gëzuar ditëlindjen Isabella ime e vogël, – shkroi Wanda në Instagram, – një qenie që na ndriçon aq shumë jetën me gëzimin dhe personalitetin e saj të bukur. Uroj të vazhdosh të rritesh gjithmonë kaq e lumtur dhe e shëndetshme. Ti je princesha ime e vogël, do të jesh gjithmonë e tillë sado të rritesh. Të dua jeta ime me gjithe zemer, mami".

E shkarkuar nga Mauro Icardi pas ndarjes, Wanda Nara nuk do të jetë më agjente e sulmuesit (tani te Galatasaray), por sigurisht që nuk do t’i mungojë puna në javët në vijim. Pas polemikave, thashethemeve për tradhti dhe përfundimit të një martese 8-vjeçare, showgirl-i argjentinas kaloi disa ditë në shtëpi pa e fshehur miqësinë e re me reperin L-Gante (fotot e realizuara gjatë realizimit të videoklipit të ri).

Megjithatë, së fundi u kthye në Stamboll për t’u ribashkuar me fëmijët e saj. Në Turqi, megjithatë, Wanda do të qëndrojë vetëm për disa ditë, pasi javën e ardhshme do të kthehet në Buenos Aires, ku sipas shtypit argjentinas do të hyjë në shtëpinë e “Big Brother”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd