Transmetuar më 28-10-2022, 08:15

KUKËS- Një 82-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. I moshuari ka vdekur për shkak të zjarrit që përfshiu godinën ku banonte. Ngjarja ndodhi në afërsi të liqenit të Kukësit.

Shefik Krasniqi 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë, ndërroi jetë edhe pse zjarrrfikësist shkuan në vendin e ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd