Transmetuar më 28-10-2022, 08:10

Trajneri i Antwerp-it, Mark van Bommel, i është kthyer stërvitjes pasi i shpëtoi grabitjes së armatosur. Holandezi, ish-futbollisti i njohur i Bayern Munich dhe Milanit, sot trajner i Antwerp-it në Belgjikë, po shkonte me “Porsche Panamera” e tij në shtëpi, rreth orës 1 e gjysmë pas mesnate.

Kur hyri në garazhin e parkimit nëntokësor, ai u përball me një burrë të armatosur dhe elektrik dore. Ai do t’i bënte shenjë Van Bommelit për të zbritur nga makina. Duke ndier rrezikun, trajneri 45-vjeçar eci mbrapsht me “Porche” në shpatin e garazhit, teksa duke dalë në rrugë u përplas me një makine të parkuar.

Përplasja bëri që alarmi i makinës të binte dhe zona u alarmua menjëherë. Grabitësi i dyshuar u arratis dhe nuk u gjet nag policia. Sipas informacioneve, hetuesit supozojnë për momentin se personi i armatosur kishte në shënjestër makinën luksoze të Van Bommel.

Mark van Bommel: Leader, team player, guarantee of success

Makina është tërhequr për hetime të mëtejshme, policia kërkon të kontrollojë ndër të tjera nëse në mjet ishte vendosur një ‘gjurmues’ për të ndjekur trajnerin. Zona e policisë në Antwerp, e cila u thirr fillimisht për përplasjen në rrugë, konfirmoi faktet. “Askush nuk u lëndua, ekipet tona kanë kontrolluar zonën, por i dyshuari nuk u gjend”, – tha zëdhënësi Wouter Bruyns.

Prokurori publik i Antwerpen konfirmoi se një hetim është duke u zhvilluar. Vetë Van Bommel nuk ka dashur të përgjigjet. Ai pret hetimin e autoriteteve dhe po ndihmohet nga klubi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd