
Monika Kryemadhi ka përfunduar takimin e saj në SPAK teksa raportohet se ka zgjatur rreth një ore.
Bëhet me dije nga burime për media se Kryemadhi është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin që kjo e fundit ka bërë për inceneratorin e Elbasanit.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ajo u shpreh se ishte e thirrur si kallëzuese kryesore për aferën në fjalë, si dhe tha se shtoi edhe prova të reja.
“Sot jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të Inceneratorit të Elbasanit për të vazhduar dhe verifikuar dokumentacion dhe për të shtuar prova të tjera. Gjeja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces, i verifikimit të dosjeve të inceneratorëve, nuk është thjeshtë çështja e një individi por sistemit që ka funksionuar në administrim dhe grabitjen e parave. Sot prova për mashtrim dhe vjedhje parash me inceneratorin e Elbasan”, tha ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





