Transmetuar më 26-10-2022, 18:57

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Pasditen e kësaj të enjteje 27 krijohet një situatë më e mirë për ndjenjat. Nëse duhet të hidhni një hap të rëndësishëm, kjo duket të jetë koha më e mirë.

Horoskopi i Demit Paolo Fox: Mëngjesi i të enjtes duket paksa lakonik, por ju mund të rikuperoni gjerat në fund të muajit. Mund të keni të drejtë kur shpreheni për disa disa gjëra, por këtë të enjte duket se dikush në punë do të jetë kundër jush.

Horoskopi i Binjakëve Paolo Fox: E nisni mirë të enjten, por nuk duhet të mendoni kaq shumë për të kaluarën në dashuri, shikoni përpara. Në punë mund të bëni kërkesa për të përmirësuar disa gjëra.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox: Një ditë për t’u shfrytëzuar kjo e enjte 27, keni bërë hapa të mëdhenj përpara në dashuri. Nëse është e mundur, merrni një moment për t’u çlodhur nga puna.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Mëngjes i qetë, shpresoj që gjatë dy ditëve të fundit të mos ketë pasur polemika. Nuk mund të themi se kjo javë është për t’u shënuar në kalendar, ka shumë probleme në nivel pune.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Ditë e favorshme, por vetëm në mëngjes, ana e diskutueshme e personalitetit tuaj shpërthen, si në dashuri ashtu dhe në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Pjesa e fundit e ditës së enjte duket më e mirë për zgjidhjen e problemeve të zemrës. Diplomacia shpërblehet në punë, ndaj kijeni parasysh në veprimet tuaja.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Lajm i mirë për zemrat e vetmuara, kjo është një ditë e mirë për të takuar njerëz të rinj. Lëvizni shpejt nëse doni të ndryshoni punë.

Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: Nëse ju merrni vendime për jetën në çift këtë të enjte, mendohuni mirë që të bëni zgjedhjet e duhura. Situatë interesante edhe në punë.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox: Mos hiqni dorë nga takimet dhe nëse keni nevojë të sqaroni diçka, kjo është koha e duhur. Rezultatet do të jenë më të mira se sa pritej në nivel profesional.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Do të keni kohë për të bërë zgjedhje të rrezikshme në dashuri, por këtë të enjte nuk ju rekomandoj. Bëni kujdes me disa situata që krijohen në punë, ca gjëra duhen shmangur.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox: Ata që kanë jetuar një histori të vështirë duhet të shikojnë përtej, nuk ka pengesa të mëdha. E njëjta gjë edhe në punë. /noa.al

Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet shenjë për shenjë nga 24 deri më 30 tetor 2022