Transmetuar më 26-10-2022, 17:41

Policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për një të ri i cili është denoncuar si i humbur nga familjarët. Bëhet e ditur se të martën babai i të riut ka denoncuar në polici se ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar me inicialet K.N.
“Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij” – raporton policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





