
"Corriere dello Sport" ka hartuar listën e 15 trajnerëve që kanë shpenzuar më shumë në dekadën e fundit për blerje lojtarësh (në merkato), në klubet që kanë drejtuar gjatë kësaj periudhe kohore. Kryeson Pep Guardiola, që aktualisht drejton Manchester City, por më parë ka kaluar edhe nga dy stola mjaft të rëndësishëm si Barcelona dhe Bayern Munich.
Veç trajnerit katalanas të Manchester City, që kryeson renditjen speciale, në podium është edhe Jose Mourinho. Të pranishëm në këtë listë janë edhe emra të tjerë të spikatur si Allegri, Ancelotti, Sarri e Conte. Burimi i shifrave të shpenzuara është sajti i specializuar "Transfermarkt". Më poshtë mund të njiheni me 15 trajnerët që kanë shpenzuar më shumë gjatë dekadës së fundit.
15) Nuno Espirito Santo: 583.18 milionë euro. Skuadrat e stërvitura: Rio Ave, Valencia, Porto, Wolverhampton, Tottenham. Titujt e fituar: 1 (Efl Championship 2018) Lojtarët e blerë: 49. Kostoja mesatare për lojtar: 11.9 milionë.
14) Leonardo Jardim: 587.66 milionë. Skuadrat e stërvitura: Olympiacos, Sporting Lisbona, Monaco, Al-Hilal. Titujt e fituar: 4 (Liga Portugeze 2010; Ligue 1 2017; Superkupa Saudite 2021; Afc Champions League 2021). Lojtarët e blerë: 62. Kostoja mesatare për lojtar: 9.48 milionë.
13) Brendan Rodgers: 599.42 milionë. Skuadrat e stërvitura: Swansea, Liverpool, Celtic, Leicester. Titujt e fituar: 9 (3 Kupa të Ligës Skoceze 2017, 2018, 2019; 2 Premiership Skocez 2017, 2018; 2 Kupa Skoceze 2017, 2018; FA Cup 2021; Community Shield 2021). Lojtarët e blerë: 49. Kostoja mesatare për lojtar: 12.23 milionë.
12) Thomas Tuchel: 622.48 milionë. Skuadrat e stërvitura: Borussia Dortmund, PSG, Chelsea. Titujt e fituar: 10 (2 Ligue 1 më 2019, 2020; 2 Superkupa Franceze 2018, 2019; Kupa e Gjermanisë 2017, Kupa e Francës 2020; Kupa e Ligës Franceze 2020, Champions League 2021; Superkupa Evropiane 2021, Botërori për Klube 2022). Lojtarët e blerë: 39. Kostoja mesatare për lojtar: 15.96 milionë.
11) Maurizio Sarri: 651.92 milionë. Skuadrat e stërvitura: Napoli, Chelsea, Juventus, Lazio. Titujt e fituar: 2 (Europa League 2019; Serie A 2020). Lojtarët e blerë: 35. Kostoja mesatare për lojtar: 18.63 milionë.
10) Jurgen Klopp: 677.30 milionë. Skuadrat e stërvitura: Borussia Dortmund, Liverpool. Titujt e fituar: 9 (2 Bundesliga 2011, 2012; Kupa e Gjermanisë 2012, 2 Superkupa Gjermane 2013, 2014; Premier League 2020; FA Cup 2022; Community Shield 2022, Carabao Cup 2022; Superkupa e Europës 2019, Botërori për Klube 2019). Lojtarët e blerë: 32. Kostoja mesatare për lojtar: 21.17 milionë.
9) Manuel Pellegrini: 704.72 milionë. Skuadrat e stërvitura: Malaga, Manchester City, Habei, West Ham, Betis Sevilla. Titujt e fituar: 4 (Premier League 2014, 2 Carabao Cup 2014, 2016, Kupa e Mbretit 2022). Lojtarët e blerë: 40. Kostoja mesatare për lojtar: 17.62 milionë.
8) Unai Emery: 763.50 milionë. Skuadrat e stërvitura: Spartak Moskë, Sevilla, PSG, Arsenal, Villarreal. Titujt e fituar: 11 (4 Europa League 2014, 2015, 2016, 2021; Ligue 1 më 2018; 2 Kupa Franceze 2017, 2018; 2 Kupa të Ligës Franceze 2017, 2018, 2 Superkupa Franceze 2017, 2016). Lojtarët e blerë: 54. Kostoja mesatare për lojtar: 14.14 milionë.
7) Ernesto Valverde: 788.60 milionë. Skuadrat e stërvitura: Barcelona, Athletic Bilbao. Titujt e fituar: 5 (2 La Liga 2018, 2019; 2 Superkupa Spanjolle 2015, 2018; Kupë Mbreti 2018). Lojtarët e blerë: 26. Kostoja mesatare për lojtar: 30.33 milionë
6) Antonio Conte: 856.06 milionë. Skuadrat e stërvitura: Juventus, Chelsea, Inter, Tottenham. Titujt e fituar: 8 (4 Serie A 2012, 2013, 2014, 2021; 2 Superkupa Italiane 2012, 2013; Premier League 2017, FA Cup 2018). Lojtarët e blerë: 60. Kostoja mesatare për lojtar: 14.27 milionë
5) Carlo Ancelotti: 907.04 milionë. Skuadrat e stërvitura: PSG, Real Madrid, Bayern Munich, Napoli, Everton. Titujt e fituar: 12 (! Kupë Mbreti 2014; 2 Superkupa Gjermane 2016, 2017; 1 Bundesliga 2017; 1 La Liga 2022; 1 Superkupë e Spanjës 2022; 2 Champions League 2014, 2022; 2 Superkupa Evropiane 2014, 2022, 1 Botëror për Klube 2014;). Lojtarët e blerë: 41. Kostoja mesatare për lojtar: 22.2 milionë
4) Massimiliano Allegri: 929.57 milionë. Skuadrat e stërvitura: Milan, Juventus. Titujt e fituar: 11 (5 Serie A 2011, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019; 3 Superkupa të Italisë 2011, 2015, 2018; 3 Kupa të Italisë 2015, 2016, 2018). Lojtarët e blerë: 67. Kostoja mesatare për lojtar: 13.87 milionë.
3) José Mourinho: 1.01 miliardë. Skuadrat e stërvitura: Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Tottenham, Roma. Titujt e fituar: 7 (Premier League 2015, 2 Carabao Cup 2015, 2017; Community Shield 2016; Europa League 2017; Conference League 2022; Superkupa e Spanjës 2012). Lojtarët e blerë: 42. Kostoja mesatare për lojtar: 24.04 milionë.
2) Diego Pablo Simeone: 1.01 miliardë. Skuadrat e stërvitura: Racing Avellaneda, Atletico Madrid. Titujt e fituar: 7 (2 La Liga 2014, 2021; Superkupa e Spanjës 2014; 2 Europa League 2012, 2018; 2 Superkupa Evropiane 2012, 2018). Lojtarët e blerë: 56. Kostoja mesatare për lojtar: 18.12 milionë.
1) Pep Guardiola: 1.26 miliardë. Skuadrat e stërvitura: Barcelona, Bayern Munich, Manchester City. Titujt e fituar: 18 (2 Champions League 2009, 2011, Kupë Mbreti 2012; 3 Bundesliga 2014, 2015, 2016; 2 Kupa të Gjermanisë 2014, 2016; 4 Premier League 2018, 2019, 2021, 2022; 4 Carabao Cup 2018, 2019, 2020, 2021, FA Cup 2019, 2 Community Shield 2018, 2019; Superkupa Evropiane 2013; Botëror për Klube 2013). Lojtarët e blerë: 50. Kostoja mesatare për lojtar: 25.25 milionë.