
Diletta Leotta dhe Loris Karius janë "përjetësuar" në shtëpinë e prezantueses bomastike të Dazn. "Chi", në stendat e gazetave italiane nga e mërkura e 26 tetorit, e konfirmon dhe vërteton lidhjen midis të dyve.
Ai është portieri i Newcastle, i konsideruar si një nga futbollistët më seksi në botë, i njohur më së shumti për gafat që bëri në portën e Liverpool-it, në finalen e Champions League kundër Real Madridit, kur e dënoi skuadrën e tij me një paraqitje skandaloze.
E përjavshmja e drejtuar nga Alfonso Signorini tregon ardhjen në Itali të portierit gjerman me një fluturim privat dhe hyrjen e tij në pallatin e Diletta Leotta në Milano.
Gazetarja e Dazn dhe Karius janë takuar pak ditë më parë në Londër. Deri dy javë më parë, Leotta ishte e fejuar me modelin italian Giacomo Cavalli. Por imazhet e fundit fshijnë çdo dyshim.