Transmetuar më 26-10-2022, 09:23

Manila- Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi Filipinet veriore të martën mbrëma, tha Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Instituti tha se tërmeti, i cili ndodhi në orën 22:59 me orën lokale, goditi në një thellësi prej 28 km, rreth 7 km në veriperëndim të qytetit Tineg të provincës Abra në ishullin kryesor të Luzon.

Tërmeti u ndje edhe në zonat e afërta, duke përfshirë provincën Ilocos Sur dhe qytetin Baguio, tha instituti. Ai tha se tërmeti tektonik do të shkaktojë pasgoditje.

Al Jazeera raporton për 26 njerëz të plagosur dhe dëme të shumta në banesa dhe biznese.

Filipinet kanë aktivitet të lartë sizmik për shkak të vendndodhjes së saj përgjatë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit.

Në korrik, një tërmet me magnitudë 7.0 goditi gjithashtu provincën Abra, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe dëmtuar ndërtesa, duke lënë të paktën katër persona të vdekur dhe 130 të plagosur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd