Transmetuar më 26-10-2022, 08:40

Shkodër. Mësohen emrat e të rinjve që u përfshinë në një konflikt mbrëmjen e kaluar në Shkodër.
Kristian Fermosi është personi që ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Mësohet se Fermosi është konfliktuar me vëllezërit Ardian e David Kiri. Më pas, ai ka shkuar në lagjen "Prek Cali" ku ndodheshin dy vëllezërit për tu konfrontuar me ta.
Nga makina e tij, Fermosi ka qëlluar në drejtim të mjetit ku ishin Ardian e David Kiri. Si pasojë e të shtënave nuk ka mbetur asnjë person i plagosur. Fermosi është shpallur në kërkim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





