Itali- Shqiptari vret marokenin në Itali. Mediat italiane raportojnë se i vdekur ka mbetur Abderrahim Elkharmoudi, 45 vjeç person me precedentë për shpërndarje droge.
Viktima u gjend i vdekur brenda makinës së tij në mes të rrugës, i qëlluar me dy plumba. Shqiptari,i cili kishte armën në dorë, para se ta vriste marokenin, i tha me zë të lartë: Kështu mëson të respektosh gratë!
Gjithçka ndodhi në sheshin ‘Libertà’ në komunën e Cornaredo, ku ndodhet lokali Agora dhe kamerat e sigurisë regjistruan gjithçka.
Elkharmoudi shfaqet duke u zënë me një vajzë dhe më pas një person tjetër që e pret jashtë. Shqiptari sheh 45-vjeçarin që del, afrohet për të diskutuar, largohet, e më pas kthehet përballë lokalit me armë në dorë. Më pas e qëllon dhe i thotë fjalinë për gratë. 45-vjeçari, i cili fillimisht mbeti i plagosur, nxjerr një thikë për t’u mbrojtur, më pas hipën në makinë për t’u larguar. Ai vdiq pak kohë më pas teksa ishte në timon.
Autoritetet mësohet se kanë mundur ta identifikojnë shqiptarin, i cili aktualisht ndodhet në kërkim. Hetuesit thonë se shqiptari ishte i lidhur emocionalisht me vajzën në fjalë, megjithatë nuk jepen detaje të tjera për këtë lidhje.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë. zoom24.it
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





