Transmetuar më 25-10-2022, 11:58

Çantat janë kthyer në shtëpi, ndërsa Rolex ende. Të paktën kështu duket. Një hap i parë drejt paqes u hodh midis Francesco Totti dhe Ilary Blasi, por nuk dha rezultatet e dëshiruara.

Një hap drejt ish-gruas së tij bëri ish-kapiteni historik i Romës, i cili vendosi t’i kthente Ilary koleksionin e çmuar të çantave firmato, që ia kishte sekuestruar në shenjë hakmarrjeje për vjedhjen e orëve të çmuara (dhe duket se jo vetëm ato…) nga kasaforta e shtëpisë, duket me ndihmën e babait Roberto.

Këto çanta janë pjesë të çmuara nga koleksionet Chanel, Dior, Gucci dhe Hermes, të cilat tani janë rikthyer në posedim të Blasi.

Lëvizja, natyrisht, synonte edhe lehtësimin e marrëdhënieve dhe gjetjen e një pike mirëkuptimi drejt ndarjes, të cilën Totti do të dëshironte ta bënte me konsensus, pa kaluar para gjykatës.

Blasi, nga ana tjetër, duket e orientuar për të shkuar deri në fund dhe për të kërkuar drejtësinë, me gjyqin që duhet të fillojë në vitin 2023. Ndërkohë, ajo ka gjetur çantat e saj të dashura (të cilave së shpejti mund t’i bashkohen edhe këpucët), siç tregohet edhe prej një postimi të fundit nga salloni e Alessia Solidani (parukierja e VIP-ave që sipas Tottit ishte lidhja mes Ilary dhe një miku).

Për Francesco-n, megjithatë, asnjë gjurmë e koleksionit Rolex (me vlerë mbi një milion euro). Kush e di nëse ndonjëherë ato do të kthehen në zotërimin e tij…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd