Transmetuar më 25-10-2022, 09:27

Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, ka sulmuar sërish Erik Ten Hag për trajtimin e vëllait të saj te Manchester United. Me këtë rast, Katia ka bërë një krahasim të pazakontë për të treguar përbuzjen që po pëson Cristiano.

Motra e yllit portugez ka krahasuar situatën që po përjeton vëllai i saj në “Old Trafford” me kryqëzimin e Jezusit, diçka që ka habitur shumë ndjekësit: “Askush që ka lindur të shkëlqejë nga duart e Zotit nuk do të zhbëhet nga dikush që nuk e kemi parë kurrë të veshi këpucët e tij (të luajë futboll). Ai është dhe do të jetë histori.

Ekziston një varg në Bibël, që thotë: Ky njeri ju është dorëzuar nga plani i qëllimshëm dhe paranjohja e Perëndisë, dhe ju, me ndihmën e njerëzve të ligj, e vrisni, duke e gozhduar në kryq”.

Cristaino u ‘dënua’ pasi refuzoi të dilte nga pankina dhe u largua përmes tunelit të dhomës së zhveshjes para përfundimit të ndeshjes së Manchester United me Tottenham në “Old Trafford”, të mërkurën e kaluar.

Për momentin, 37-vjeçari ka mbetur jashtë ndeshjes ndaj Chelsea dhe koha e tij te “Djajtë e Kuq” duket se ka marrë fund. Të paktën për sa kohë që Ten Hag vazhdon të jetë trajner i skuadrës angleze.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd