Transmetuar më 24-10-2022, 22:55

TIRANË- Një e papritur ka ndodhur në emisionin e Ylli Rakipit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, vendosi që të largohej nga emisioni "Të Paekspozuarit", 5 minuta para nisjes së pjesës së dytë. Siç duket, deputeti është lodhur nga pritja, duke vendosur që të lërë ambientet e televizionit.

"Ai iku nga sikleti i shkreti. Ai të rrinte, bëja dhe bashkimin tuaj këtu unë", i tha moderatori Rakipi, deputetit tjetër të ftuar, Luan Baçi.

Sula do të fliste për atë ç’po ndodh në PD, por me sa duket ndryshoi mendim. Rakipi nuk e la me aq! Ai e mori në telefon live duke i kërkuar shpjegim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd