Transmetuar më 24-10-2022, 20:47

ITALI- Vetëdorëzohet në polici Avni Meçja, shqiptari i cili vrau gruan e tij rumune në Itali.

Mediat italiane raportojnë se Meçja vendosi që të dorëzohej vetë në polici, duke pranuar në këtë mënyrë krimin për të cilin është penduar.

Autori, gjatë një telefonate me të vëllanë, i cili jeton në Verona, pranoi krimin, rrëfeu se i duhej të largohej, mirëpo ndryshoi mendje duke u vetëdorëzuar.

Avni Meçje vrau bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu dy ditë më parë, por krimi u zbulua vetëm një natë më parë, kur shqiptari telefonoi familjarët e tij dhe i lajmëroi se do të kthehej në Shqipëri pasi kishte vrarë të shoqen. Kjo telefonatë vuri në lëvizje autoritetet që shkuan në banesën e çiftit dhe gjetën trupin e 35-vjeçares së mbështjellë me batanije. Fqinjët rrëfyen për autoritetet se dyshja ziheshin shumë pasi shqiptar iishte xheloz.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd