
“El Clasico” mes Standard dhe Anderlecht u ndërpre përfundimisht pas 63 minutash lojë pasi tifozët miq hodhën bomba tymuese kur rezultati ishte 3-1 për kundërshtarin. Kjo ishte ngjarja kryesore e javës së 14-të të “Jupiler Pro League”.
Një skenë e trishtë, e cila binte në kontrast të fortë me momentin e përjetuar nga lojtari i Standard, Aron Donnum. Në të vërtetë, pas takimit, anësori norvegjez ka shfrytëzuar rastin për ta pyetur për martesë të dashurën e tij, në fushën e blertë. I rrethuar nga shokët e tij të skuadrës, lojtari i Standard Liège u gjunjëzua para partneres së tij. Natyrisht, tejet e emocionuar, ajo tha “po”!
E dashura e tij luan për Tottenham Hotspur (femra), sipas “SB Nation”. Skuadra mysafire hapi rezultatin pas tre minutash, por vendësit bënë një përmbysje të shkëlqyer, duke kaluar në 2-1 pas 28 minutash lojë. Standard më pas vulosi fitoren me një gol në minutën e 56-të, i cili nuk u mor mirë nga tifozët e Anderlecht.
Kur ndeshja përfundoi, lojtarët dhe stafi i Standard Liege formuan një rreth, në mes ishte Donnum, i cili u ul në gjunjë para Bizet, e cila e shijoi pa fund momentin. Në një rast të tillë thellësisht emocionues, ajo tha “po”. Stafi përreth dhe lojtarët ishin në ekstazë.
❤️ | ELLE A DIT OUI ! 💍 #STAAND pic.twitter.com/TZJ6TeFHAa
— Eleven Sports (FR) (@ElevenSportsBEf) October 23, 2022
What a moment 🥰 pic.twitter.com/svRLO9h78v
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) October 24, 2022