Transmetuar më 24-10-2022, 11:39

Eranda Libohova mbetet një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Sa herë që realizon një intervistë, ajo nuk i shpëton kurrsesi pyetjes për martesë.

Eranda ishte e ftuar në programin “Qysh e don shoqnia” në “E Diell”. Ajo pohoi se e ka veshur fustanin e bardhë vite më parë dhe ka qenë krijim i stilistes shqiptare, njëherazi mikeshës së saj, Rezarta Skifteri.

“Kemi realizuar një set fotosh me fustanin e bardhë pas trupit dhe atë fustan e ka qepur Rezi”, tregoi Eranda në prani të stilistes e cila e konfirmoi këtë fakt.

“Do t’i gjej ato foto dhe do t’i publikoj sepse janë shumë të bukura edhe pse i kam bërë kohë më parë” -përmbylli Libohova.

Dhe Eranda e mbajti fjalën! Disa orë pas mbarimit të programit “Qysh e don shoqnia” ajo publikoi fotot si nuse me krijime te Rezarta Skifterit dhe po, duket një yll i vërtetë!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd