
Tiranë- Këngëtarja e njohur Elsa Lila, ka nisur që të jetë aktive, jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, Elsa ka ndarë disa foto nga Roma, ku nuk është vetëm. Lila shoqërohet nga opinionisti i Për’puthen, Arjan Konomi.
“Sa e bukur Roma me Arjan Konomin”, shkruan këngëtarja krahas një kolazhi me foto.
Ndërkohë kujtojmë Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme. Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar.
Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe. Elsa kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me radhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës
Ajo debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





