Transmetuar më 24-10-2022, 09:22

Ronaldo e përbuz Ronaldon, “Fenomeni” injoron Cristianon. Ish-sulmuesi i jashtëzakonshëm i Brazilit, duke kujtuar lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, nuk përmendi CR7, të përjashtuar nga kjo elitë speciale.

"Unë mendoj se ka një grup shumë, shumë të veçantë, në të cilin janë Maradona, Messi, Cruyff, Beckenbauer, Pelé, Van Basten dhe Ronaldinho. Do të përfshija edhe veten time", – pranoi ish-lojtari i Barcelonës, Interit dhe Real Madridit për "The Guardian", duke hedhur poshtë Cristiano Ronaldon, pesë herë fituesin e "Topit të Artë".

Ndërkohë, vazhdon periudha e zezë e Cristiano Ronaldos, i vënë në qeëndër të stuhisë mediatike dhe i shkëputur totalisht nga Ten Hag, pasi u largua herët nga fusha e "Old Trafford" gjatë ndeshjes kundër Tottenham.

Portugezi largohet gjithnjë e më shumë nga Manchester United dhe pas tentativave të ndryshme të verës do të dëshironte të ndërronte ekip që në janar. Sipas asaj që raporton ESPN, rreth CR7 është krijuar një situatë e pabesueshme.

Në fakt, Ronaldo nuk ka marrë asnjë ofertë, pavarësisht se i skadon kontrata. Asnjë klub nuk ka lëvizur për kampionin portugez, ndoshta për shkak të pagës së tij të lartë. Ronaldo, 38 vjeç në shkurt, do të duhet të përqendrohet në Kupën e Botës në Katar për të tërhequr ndonjë blerës. Rreziku në fakt është për t’u bërë lojtar i lirë luksi, duke pasur parasysh se kontrata i skadon 30 qershorin e vitit të ardhshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd