Transmetuar më 23-10-2022, 20:13

Vlorë- Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ‘zbarkuar’ sërish në qytetin bregdetar për të ushtruar kontrolle këtë fundjavë. Mësohet se po ndalohen të gjitha mjetet luksoze e ato me xhamat e zinj.
Gjithashtu nuk mungojnë as kontrolle në banesa apo biznese të personave me precedent penalë.
Vlora dhe disa qytete të Shqipërisë kanë qenë objkt kontrolli i shpeshtë i forcave të policisë gjatë muajve të fundit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





