Transmetuar më 23-10-2022, 18:56

TIRANË- Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë. E keqtrajtuar nga ata që duhet ta mbronin, familja e saj, Jeta sot ka treguar për “Kam një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj. Ajo ka treguar se fëmijëria e saj nuk ka qenë e lehtë, por vështirësitë u bënë më të mëdha pas martesës. Ajo u martua dy herë nga prindërit e saj pa dëshirë. Herën e parë ishte vetëm 19 vjeçe me një burrë i cili e keqtrajtonte, madje keqtrajtimi nuk vinte vetëm nga ai, por edhe nga vjehrra dhe vjehrri i saj, për këtë arsye ajo kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve. Pas shumë konflikteve me nënën e saj, atë e martuan për herë të dytë. Këtë herë ajo u bë me dy vajza të tjera.

Ajo ka treguar se burri i saj i dytë bashkë me kunatin kishin bërë plane që ta dërgonin në Itali me qëllim që të punonte në rrugë. Jeta ka treguar se ajo ia doli të shpëtonte nga kjo situatë, por gjithsesi u largua për në Itali në mënyrë që të mund të mbante veten dhe vajzat e saj. Kur ajo u kthye pas dy vitesh dhe donte të merrte vajzat zbuloi se tyre u kishin thënë se e ëma punonte në rrugë dhe se do i nxirrte edhe ato për të punuar. Por më tronditëse se kjo është rrëfimi i jetës kur tregon se pas shumë përpjekjeve arriti të merrte vajzën e vogël me vete dhe pas 3 a 4 ditëve, ndërkohë që vajza në atë kohë 12 vjeçe flet me të atin në telefon ky i fundit i kërkon para. E madje i thotë të punojë si nëna e saj për të cilën mendonte se punonte në rrugë.

Ardit Gjebrea: Ti ku punon sot?

Jeta: Unë punoj në Itali, punoj 24 orë në kujdes familjesh.

Ardit Gjebrea: Vajzat i ke marrë të dyja?

Jeta: Po mora të voglën në fillim. E vogla ka 10 vite që, e vogla 8 vjet.

Ardit Gjebrea: Po të voglës çfarë i kishin thënë?

Jeta: Edhe dy të voglave u kishin thënë “mos ik se mami punon në rrugë do të nxjerrë edhe ty”.

Ardit Gjebrea: Kur erdhi e vogla në Itali dhe e pa që ti nuk e bëje atë punë, çfarë të tha?

Jeta: Pas tre ditësh që e mora të voglën më tha do të them një gjë, me vete thash do kthehet. Kushtonte edhe bileta, unë isha e vetme. “Mos të ngelet qejfi!“, më tha. Jo i thashë. “Unë nuk dua të kthehem më” tha. I thashë kjo është edhe shtëpia jote edhe e imja. Flet me të motrën në telefon dhe i thotë “janë gënjeshtra”.

Ardit Gjebrea: Ajo kishte dëgjuar shumë gjëra në shtëpi dhe aty shpërtheu dhe të tregoi çfarë kishte dëgjuar. Po e motra çfarë i tha?

Jeta: Nuk besonte akoma. Pas disa ditësh i kam dhënë telefonin vajzës të fliste me të atin. Pas tre a katër ditësh. Ai gjëja e parë që i tha ishte: “Do më dërgosh para?” “‘Ku t’i gjej lekët?“,i tha vajza. “Po punon mami, do punosh edhe ti”. Ajo ishte 12 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Babai i thoshte vajzës 12 vjeçe që “do punosh edhe ti?” Rrugëve?! Vajzës?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd