Transmetuar më 23-10-2022, 12:22

Devoll: Pezullohet nga detyra shefi shefi i krimeve në komisariatin e Devollit. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”.

Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në komisariat Deizi Arapi dhe Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati i cili ka qenë prezent në ambjentet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast.

Mësohet se shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd