Transmetuar më 22-10-2022, 23:18

Një sherr i vjetër ka ekzistuar mes Nora Istrefit dhe Leonora Jakupit. Leonora e ka akuzuar Norën se i vodhi këngën. Por Nora e mohon kategorikisht. Nora Istrefi: Kurrë nuk i kam vjedhur këngë Leonora Jakupit, po ta dija nuk do ta bëja. Refereni është bërë nga Flori Mumajesi, ndërsa pjesën tjetër e kam bërë vetë. Ka qenë një këngë shumë personale. E kam ndjerë shumë dhe akoma e dua.

Kështu që… Jam kundër raporteve negative, sidomos ndaj femrave. Nuk shoh arsye që të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd