Transmetuar më 22-10-2022, 15:09

Elbasan- Gjykata e Elbasanit jep masën e sigurisë me burg për Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu.
Ky i fundit dyshohet të ketë pasur rolin e bashkëpunëtorit të 32-vjeçarit Gaxhi, i dënuar për trafik droge në Belgjikë.
Në banesën e tij policia zbuloi një arsenal armësh, mes të cilave dhe mina me telekomandë.
Grupi hetimor dyshon se po planifikohej një vrasje për hakmarrje pas vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë i cili është vëllai i Rigers Spahiut. Megjithatë çështja është nën hetim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





