Transmetuar më 22-10-2022, 12:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Catanzaro, Itali, ku 3 vëllezër të moshës 12, 14 dhe 22 vjeç kanë humbur jetën, sipas mediave italiane.

Viktimat janë Saverio, 22 vjeç, Aldo (16) e Mattia Corasaniti (12), raporton noa.al duke cituar Ansa. Vajza Zaira Maria 12 vjeçe u dërgua në spital në Napoli ndërsa djali, Antonello, 14 vjeç, ashtu si babai, në spitalin e Catanzaro.

Zjarri ka përfshirë apartamentin në orët e para të mëngjesit, ku në shtëpi ndodhej e gjithë familja, e përbërë nga shtatë persona: babai, nëna dhe pesë fëmijë, të cilët kanë qenë në gjumë.

Tre prej vëllëzve nuk arritën të shpëtonin, dy prej tyre janë gjetur nga forcat zjarrfikëse në një dhomë afër ballkonit. Ata ndoshta po përpiqeshin të arratiseshin. Viktima e tretë, megjithatë, u gjet në banjë.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë prindërit dhe dy fëmijët e tjerë, një vajzë 12-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd