Transmetuar më 22-10-2022, 10:07

TIRANË- E rëndë në Tiranë. Një djalë godet me thikë të fejuarën në lokal në prani të babait të saj.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Rruga e Dibrës.
Vajza ka qenë në një kafe me babain i saj në momentin që i fejuari e ka goditur me thikë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që e reja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dosja.al mëson se autori i ngjarjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





