Transmetuar më 21-10-2022, 19:55

TIRANË- Pezullohet menjëherë nga puna polici që goditi qytetarin në Pogradec

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë që ka goditur sot një qytetar. Ngjarja u filmua nga një tjetër qytetar i cili i hodhi pamjet në rrjet.

Nga video shihet se në një moment, punonjësi i policisë qëllon me grusht ose shuplakë në kokë qytetarin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd