Transmetuar më 21-10-2022, 12:58

Fituesi i "Topit të Artë" 2022 në moshën pothuajse 35-vjeçare ia detyron rilindjen e tij seriozitetit më të madh mes fushës, palestrës (edhe në shtëpi) dhe dietës.

Karim Benzema fisico e allenamento

1. Përfundimisht, fitues i "Topit të Artë"

Për Karim Benzema, "Topi i Artë" i vitit 2022, që më në fund mbërriti të hënën në duart e tij, përfaqëson kulmin e viteve të karrierës, seriozitetin dhe vetëdijen më të madhe të fituar vitet e fundit. Sidomos pasi Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi dhe Carlo Ancelotti mbërriti në pankinë, francezi rilindi, doli nga hija dhe pushtoi të gjithë skenën. Por, pas suksesit tij qëndrojnë ndryshime të thella në stilin e jetës. Pra, le të zbulojmë sekretet e rilindjes së francezit.

Karim Benzema allenamento

2. Stërvitja e Karim Benzema

Në të kaluarën, Karim Benzema përfundoi në titujt kryesorë të lajmeve më shumë për ngjarjet jashtë futbollit sesa për sukseset në fushë. Në vitin 2010 u hetua për marrëdhënie seksuale të dyshuar me një eskortë të mitur (më vonë u lirua për mungesë provash). Në vitin 2015 u hetua sërish pas një denoncimi nga shoku i tij i atëhershëm i kombëtares, Mathieu Valbuena. Benzema dyshohet se e ka shantazhuar kolegun dhe për këtë aferë u gjobit dhe u dënua me një vit burg. Gjithsesi, vitet e fundit, Benzema ka qëndruar larg telasheve dhe është fokusuar ekskluzivisht te futbolli e dy fëmijët e tij, duke u bërë gati maniak në përgatitjen fizike. Le të shohim se si.

Karim Benzema dieta

3. Dietë e rreptë

Karim Benzema e ka kuptuar se për trupin e tij prej 185 cm gjatësi dhe 81 kg peshë, ushqimi i duhur është thelbësor. Kështu, ndërsa është me skuadrën iu përmbahet rregullave të Real Madridit. Edhe në shtëpi nuk gabon në këshillat e marra nga një nutricionist privat i specializuar në të ushqyerit mikrobiologjik. Ai ka përfshirë më shumë peshk në dietën e tij, kryesisht të gatuar në avull, përdor gjithashtu erëza natyrale, veçanërisht vaj kokosi, ha alga, ndërsa konsumon më pak karbohidrate dhe ka reduktuar në mënyrë drastike sheqernat e rafinuar.

Karim Benzema muscoli

4. Kuzhinier personal

Karim Benzema u mbështet te shefi i kuzhinës Alberto Mastromatteo, i cili i përgatit pjata të shëndetshme dhe të lehta, por mbi të gjitha të shijshme. Futbollisti francez tashmë del për darkë vetëm disa herë në muaj dhe kështu shmang abuzimet me ushqimin. Mastromatteo ka gatuar edhe për "Topa të Artë" të tjerë si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Karim Benzema Real Madrid e Francia

5. Stërvitje edhe në shtëpi

Përveç stërvitjes serioze me pjesën tjetër të skuadrës, Karim Benzema, në moshën pothuajse 35-vjeçare, ndjen gjithashtu se i duhet një stërvitje shtesë. Ai stërvitet të paktën dy orë të tjera në shtëpi, në një palestër të ndërtuar me porosi. Vitet e fundit ka ulur masën e dobët muskulare dhe ka vënë muskuj të tjerë, duke arritur kështu të bëhet më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm.

Karim Benzema coppettazione

6. Terapia me kupa

Mes moshës së avancuar dhe ndeshjeve të shumta që duhet të përballojë, Karim Benzema e di se rikuperimi është gjithashtu thelbësor për trupin e tij, po ashtu edhe fizioterapia. Ai gjithmonë përpiqet të flejë sa më mirë dhe të shërohet nga sëmundjet duke përdorur terapinë me kupa, një praktikë që lehtëson dhimbjet e muskujve dhe përmirëson qëndrimin. Këtë lloj terapie e konsideron "ilaçin më të mirë në botë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd