Një tjetër problem për Mike Maignan. Një lajm shumë i keq për Milanin, i cili e priste me padurim rikthimin në fushë të portierit francez pas ndalesës për shkak të dëmtimit të këmbës së majtë të pësuar në kombëtare.
Maignan ndjeu përsëri dhimbje gjatë stërvitjes së personalizuar të zhvilluar dje në "Milanello". Testet instrumentale janë duke u zhvilluar për të kuptuar shkallën e problemit.
“Tashmë doja të luaja në ndeshjen kundër Veronës, për maturi ndoqa këshillën e stafit mjekësor, por dua të jem në fushë kundër Monza”, – tha francezi të hënën në mbrëmje në "Gran Galà del Calcio".
Në vend të kësaj, ai ndoshta do të duhet të presë një kohë të gjatë. Sipas asaj që po ndodh, rreziku për Milanin është që ta shohë përsëri francezin në portë në vitin 2023, pas Kupës së Botës.
Maignan ishte gati të rimerrte pozicionin e tij si titullar edhe në Ligën e Kampionëve, ku ishte hequr nga lista për të sjellë Tatarusanun.
Prania e tij në ndeshjet vendimtare kundër Dinamo Zagrebit (25 tetor në Kroaci) dhe Salzburgut (2 nëntor në "San Siro") në këtë pikë është shumë e pamundur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd