Transmetuar më 19-10-2022, 21:55

Përdoruesit e iPhone janë paralajmëruar të mos i lënë pajisjet e tyre në karikim gjatë natës.

Shumica prej nesh janë fajtorë për këtë. Por kjo gjë mund të shkaktojë dëme në jetëgjatësinë e baterisë së iPhone-it tuaj. Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit që të shmangin karikimin për orë të tëra, nëse duan që pajisja e tyre të jetë jetëgjatë.

Një përdorues TikToku ka krahasuar iPhone-in e tij 13 Pro Max me 100% battery health me iPhone 13 të gruas së tij që u ble tre muaj pas lançimit, që aktualisht është në 93 për qind pasi ajo e mbante në karikim gjatë natës.

TikTokeri më pas shfaq një iPhone 12 Pro që e bleu një vit më parë dhe është ende në 100 përqind battery health.

Shomes thotë: “Gruaja ime e vendos telefonin e saj në karikim çdo natë para se të flejë dhe unë mund ta numëroj me gishtat e dorës sa herë e kam bërë këtë. Pra, nëse kujdeseni për shëndetin e baterisë tuaj, qoftë për rishitje apo për të marrë jetëgjatësinë maksimale të baterisë në baza ditore, atëherë duhet të mos karikoni iPhone brenda natës."

Arsyeja e që dëmton është se bateritë tona janë pak si ne, edhe ato mund të stresohen kur punojnë shumë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd