Transmetuar më 19-10-2022, 12:38

Momente terrori mbrëmë në shtëpinë e Theo Hernandez në Cassano Magnago, një komunë në provincën e Varese, ku jeton mbrojtësi kuqezi.

Një bandë hajdutësh ka hyrë në shtëpinë e mbrojtësit francez të Milanit rreth orës 21:00 dhe ka grabitur gjëra me vlerë.

Theo nuk ishte i pranishëm në atë moment, por në shtëpi ndodheshin partnerja e tij Zoe Cristofoli dhe djali i çiftit, Theo Junior, i cili është 6 muajsh.

Prandaj tronditja dhe momentet e frikës janë të imagjinueshme, gjithashtu dhe mbi të gjitha për praninë e fëmijës. Nga rindërtimi fillestar i skenës së krimit, banditët bastisën shtëpinë, duke marrë çfarë kanë mundur, sigurisht sende të çmuara.

Hetimet po zhvillohen me ndihmën e kamerave të vëzhgimit dhe indikacioneve që ka dhënë partnerja e futbollistit kuqezi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd