Transmetuar më 19-10-2022, 09:52

Geisson Perea zgjodhi një nga taktikat më të pazakonta të shpërqendrimit të kundërshtarit gjatë ndeshjes së divizionit të parë kolumbian, luajtur mes Sante Fe dhe Jaguares. Ai ekspozoi organin gjentital përpara se të vihej në barrikadën përkatëse për goditjen e dënimit.

Perea, 31 vjeç, po përgatitej të rreshtohej në mur, kur mori vendimin e guximshëm për t’i shokuar të gjithë. Natyrisht, qëllimi i tij ishte kundërshtari që do të godiste topin, ta acaronte dhe shpërqendronte atë.

Eshtë e panevojshme të thuhet, ka pasur mjaft kritika ndaj sjelljes së tij. Ndërkohë, ai mund të ketë qenë thjesht duke u përpjekur të bëjë gjithçka që duhej për t’u siguruar se goditja e lirë të përfundonte diku tjetër, përveç rrjetës së portës së tij.

Çuditërisht, pasi ekspozoi zonën e tij më intime në një stadium të mbushur plot, Perea arriti t’i shmangej dënimit gjatë lojës. Gjyqtari nuk arriti ta dallojë momentin e çuditshëm dhe si rezultat mbrojtësi u lejua të vazhdonte për pjesën e mbetur të lojës.

Geisson Perea has faced backlash as a result of his misconduct

Fatkeqësisht për familjet që po e shihnin në televizion, kamerat televizive e fokusuan momentin. Prandaj, ky gjest i turpshëm i Perea u transmetua për të shumtët që e ndiqnin ndeshjen nga shtëpia.

Pati shumë diskutime pas ndeshjes, me tifozët në rrjetet sociale duke i bërë të qarta ndjenjat e tyre. Disa sugjeruan se Perea duhet të përballet me ndëshkim serioz për sjelljen e tij të papërshtatshme.

Një tifoz i tërbuar shpjegoi: "Turp për lojtarin Geisson Perea të Santa Fe që uli brekët dhe i tregoi kundërshtarit… Mirë arbitri nuk e pa, po tani mbas pamjeve filmike a duhet të ndëshkohet?" Një tjetër shkroi: "Geisson Perea meriton të sanksionohet. Veprim i turpshëm dhe i pakëndshëm, joprofesionist".

I indinjuar nga mbrojtësi, një mbështetës sugjeroi që klubi duhet ta marrë këtë çështje në duart e veta, duke shtuar: "Geisson Perea nuk mund të luajë përsëri me Santa Fe. Shpresoj që Sante Fe ta thërrasë për të bërë diçka këtë javë".

https://twitter.com/ManuelMenacho0/status/1582375946774253573?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1582375946774253573%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=about%3Asrcdoc

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd