Transmetuar më 19-10-2022, 09:02

Në gala-në e "Topit të Artë" nuk e dhanë titullin e trajnerit më të mirë të vitit, por revista e specializuar e futbollit "FourFourTwo" zbulon se cilët janë 50 trajnerët më të mirë në botë për momentin. Guardiola përsëritet sërish si më i miri i momentit, pasi fitoi Premier League dhe ka qenë shumë afër fitimit të Champions League në dy vitet e fundit.

Revista thekson se në dy sezonet e fundit trajneri spanjoll ka arritur sfida të mëdha pa pasur një qendërsulmues të qartë dhe se ai vazhdon të evoluojë si trajner. Këto kanë qenë premisat kryesore për t’i dhënë sërish numrin një.

Ancelotti shfaqet si trajneri i dytë më i mirë. Trajneri i bardhë futet vrullshëm në "top-3", pasi ishte larguar për disa vite. E bën këtë falë sezonit të mrekullueshëm me Real Madridin, që fitoi Ligën e Kampionëve, La Liga-n, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës.

Trajneri italian nxori më të mirën nga skuadra madrilene sezonin e kaluar, duke e bërë Benzema fitues të "Topit të Artë" dhe Courtois portierin më të mirë në botë. Arritje që nuk e kanë ndihmuar të mposhtë Guardiolën, të paktën për revistën prestigjioze.

Një tjetër spanjoll futet në "top-10", konkretisht në vendin e gjashtë. Ky është Arteta. Trajneri i Arsenalit po arrin ta rikthejë klubin anglez në krye të Premier League pas disa vitesh pune të palodhur me të rinjtë, të cilët tashmë kanë filluar ta shohin shpërblimin. Për të mbyllur 10 pozicionet e para është Cholo Simeone. Trajneri i Atlético Madrid nuk po kalon kohë të arta, por ende konsiderohet si një nga më të mirët në planet.

Klopp hyn në "top-3". Vitin e kaluar, trajneri finalistit i Champions League ishte në prag të fitimit të dy titujve të mëdhenj. Conte zbret në vendin e katërt, i ndjekur nga Stefano Pioli. Tuchel, Graham Potter dhe Julián Nagelsmann plotësojnë 10 trajnerët më të mirë në planet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd