Transmetuar më 18-10-2022, 20:00

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj), të cilët u shpallën fajtor për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Gjorm të Kurbinit.

Vendimi u dha këtë të martë, teksa Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë.

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, miq të Ervis Marinaj, u ekzekutuan brenda një lokali në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.

Eduart Lamaj kishte rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, këta të fundit ende në kërkim, kishin rolin e ndihmësit.

Në ngjarje mbeti i plagosur edhe vetë Lamaj.

Ilir Likaj u vu në pranga nga policia në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj është kapur teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd