Transmetuar më 18-10-2022, 18:48

Itali- banorët e San Vito al Tagliamento, në via Tina Modotti, u tronditën dje nga një ngjarje aksidentale.

Një 33-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili jetonte prej vitesh në Itali, ka humbur jetën.

Shqiptari u gjet pa shenja jete në rrugë pasi u rrëzua nga lartësi ku ishte ngjitur.

Ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë shqiptarit, por ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Shqiptari la pas gruan e tij dhe një djalë të vogël, ndërkohë policia po vijon hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi jo shumë larg spitalit të qytetit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd