Transmetuar më 18-10-2022, 17:09

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Sipas SHMU era për do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 23°C

në zona e ulëta 5 deri 27°C

në zona bregdetare 11 deri 26°C

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd