Transmetuar më 18-10-2022, 15:34

Tiranë- Ditën e nesërme do të ketë bllokim të aksit Tiranë-Durrës, pasi pritet zhvillimi i punës për mirëmbajtjen e rrugës.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, pritet që procesi i punës të zgjasë për 25 ditë për të dyja senset e lëvizjes. Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore. Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar për 500 metra. Me përfundimin e punës në gjatësinë e planifikuar, bllokimi do të spostohet në 500 m të tjerë për vijimin e punës.

ARRSH-ja njoftoi se për të shmangur aksidentet, udhëzohet që drejtuesit e mjeteve të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd