Transmetuar më 17-10-2022, 22:06

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, fiton trofeun Kopa duke u konsideruar si lojtari më i mirë i ri i vitit të kaluar.
PARIS- Mesfushori i Barcelonës, Gavi, fiton trofeun Kopa duke u konsideruar si lojtari më i mirë i ri i vitit të kaluar.
Sezoni i tij i mrekullueshëm ka eklipsuar figura të tjera si Camavinga, apo Bellingham dhe e bën të qartë se ai është një vlerë për të ardhmen për klubin e Barçës. Gavi e ka marrë çmimin nga partneri i tij, Pedri.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





